DASHI
Parashikohen disa probleme të ndryshme praktike, përballojini me qetësi, duke pasur parasysh dhe këshillat që do t’u japin persona të afërm. Në sektorin e ndjenjave do të keni luhatje të vazhdueshme.
DEMI
Sot do të jeni të pavendosur se si mund ta kaloni ditën. Mundohuni t’i merrni gjërat ashtu siç ju vinë, pa krijuar iluzione të kota dhe do të shikoni që gjërat do të rrjedhin në mënyrë harmonike.
BINJAKET
Yjet në favor do t’u dhurojnë sot energjinë e duhur për të arritur suksesin e dëshiruar prej kohësh. Kjo do të jetë gjithashtu një ditë e favorshme për sa i përket sektorit social.
GAFORRJA
Ka ditë që gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Me pak fjalë në ditë si këto, bëni mirë të keni durim e të vazhdoni punën pa u dekurajuar, sepse këto janë periudha kalimtare.
LUANI
Për të sistemuar disa detaje praktike që i përkasin punës tuaj, do të mbështeteni te ndihma që do t’u japin disa persona të rëndësishëm. Dita e sotme në fakt do të zhvillohet me ritme të ngadalta.
VIRGJERESHA
Sot mund të gjendeni në një situatë të vështirë. Mërkuri në shenjën tuaj dhe Hëna në sektorin e dytë parashikojnë një rritje të ndjeshme të të ardhurave tuaja.
PESHORJA
Afërdita në shenjën tuaj ju siguron një harmoni të shkëlqyer në marrëdhëniet private dhe ato profesionale. Ky është momenti i duhur për të sqaruar disa keqkuptime të vjetra.
AKREPI
Nuk është në natyrën tuaj të dorëzoheni përpara vështirësive që mund t’ju paraqiten. Me pak fjalë përvishni mëngët dhe veproni pa u menduar shumë.
SHIGJETARI
Edhe pse pasioni dhe kuraja nuk ju mungojnë duhet të tregoheni të matur në gjykimin e disa situatave. Aktiviteti profesional po ecën pa pengesa, sa që në disa raste do të regjistrohet një rritje e punës.
BRICJAPI
Me Marsin në kundërshtim, kjo nuk është një periudhë aq e favorshme për ju. Një shpërblim i vogël për punën e kryer do t’ju nxisë të angazhoheni më shumë në të ardhmen.
UJORI
Kjo do të jetë një ditë dinamike për ju, e pasur me ngjarje e lajme të reja që do të ndryshojnë papritur jetën tuaj. Në punë dhe në dashuri do të zgjidhni si duhet rrugën që duhet të ndiqni.
PESHQIT
Jeta sentimentale sot do të jetë në plan të parë: dashuria dhe ndjenjat do të jenë kaq të forta duke ju lejuar kështu të keni një lidhje perfekte.