Quantcast
Channel: Extra – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 14357 articles
Browse latest View live

Festa e motrës, por gjoksi i Kim Kardashian “vjedh” shfaqjen (Foto)

$
0
0

Ishte nata e madhe e motrës së saj më të vogël Kylie Jenner, e cila festoi ditëlindjen duke mbushur kështu 21 vjeç.

Por Kim Kardashian u sigurua që të gjithë sytë ishin mbi gjoksin dhe të pasmet e saj mahnitëse, teksa ajo nuk nguroi t’i  tregonte kthesat e saj fenomenale kur mbërriti në restorantin e Craig në Ëest Hollyëood të enjten në mbrëmje.

37 vjeç i kishte shtrënguar kurbat e saj seksi  në një minifund ngjyrë trëndafili që “vodhi” vëmendjen e të gjithëve, por më shumë prej faktit se dekolteja ishte gati duke shpërthyer dhe shumë pask mjaftonte që gjoksi i yllit të TV të plaste sheshit.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)


E para femër që do të komentojë një mbrëmje të WWE (Foto)

$
0
0

WWE ka bërë njoftimin historik se Renee Young do të bëhet gruaja e parë që do të komentojë një mbrëmje të tërë të “Monday Night Raw”.

Bukuroshja kanadeze, e cila është e martuar me anëtarin Shield, Dean Ambrose, ka qenë prezantuese dhe intervistuese në këtë sport, që nga viti 2012.

Gratë kanë komentuar në ndeshjet teke në të kaluarën, por është hera e parë në 25 vjet të këtij sporti, që një femër do të komentojë “Monday Night Raw” për programin e plotë tre orësh.

“Unë jam shumë e emocionuar që kam këtë mundësi. Kjo do të thotë shumë për mua, të jem në gjendje të hap dyert për më shumë gra”, tha Renee.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

1,400 armë dhe 1,200 shpata gjenden të groposura në shkollë

$
0
0

Rreth 1400 armë zjarri dhe 1,200 shpata që besohet të jenë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore u zbuluan të groposura në një shkollë fillore në Tokion perëndimore, thanë zyrtarët e qytetit të hënën.

Granata, plumba dhe armë u gjetën në thellësi deri në 2 metra poshtë bazës së shkollës fillore “Tanashi” në qytetin Nishitokyo.

Zbulimi i arkës së armëve u bë gjatë gërmimeve që filluan në korrik lidhur me ndërtimin e një ndërtese, thanë zyrtarët.

Forcat e Vetë-Mbrojtjes që hoqi armët nga shkolla thanë se ato mund të jenë fshehur pas përfundimit të luftës më 1945. Në Japoni, bomba të paplasura dhe armë gjenden ende, madje edhe në zona të banuara. Por është e rrallë që armë të përdorura nga Ushtria Perandorake Japoneze, tashmë e zhdukur, të zbulohen në një sasi kaq të madhe.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rita Ora magjike, por provokon pa të brendshme (Foto)

$
0
0

“Créme de la crème” e botës së showbizit dhe biznesit u derdh lum mbrëmjen e djeshme në Galerinë Verore të UNICEF-it në Porto Cerva, të Italisë.

Dhe mbretëresha e mbrëmjes pas më të voglin dyshim ishte Rita Ora, e cila “vodhi” vëmendjen e të gjithëve, teksa eci në tapetin e kuq me një fustan mëndafshi me ngjyra, por që ishte shumë provokues.

Rita, e cila po pushon në Sardenjë, dukej mahnitëse me fustanin e kuq e nuanca të purpurta, por kamerat u fokusuan te pjesët e saj intime pasi bukuroshja shqiptare dukej sikur nuk kishte veshur të brendshme.

Pas kalimit të ditës në bordin e një jahti luksoz, këngëtarja i la të gjithë pa fjalë në mbrëmje dhe u bë lajm në mediat botërore për të brendshmet e saj, që në fund kritikët gjykuan se i kishte veshur dhe ishin tanga.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ciara, twerk i çmendur pa të brendshme (Video)

$
0
0

Ciara pa të brendshme, por e mbuluar në pjesët intime me disa veshje fisnore të Afrikës, ka nisur xhirimet për videon e saj të re “Freak Me” me një terk të çmendur në mes të shkretëtirës.

“The way ya body move you my medicine” #FreakMe

A post shared by Ciara (@ciara) on

Këngëtarja 32-vjeçare ndau disa pjesë nga xhirimet në Instagram duke “valëvitur” në një mënyrë provokuese të pasmet e saj bombastike.

Ciara nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa gjoksi i saj dhe pjesët intime duan shumë pak për t’u zbuluar për publikun, teksa duket qartë që nuk ka veshur të brendshme.

“Love da way you wind it Cocoa” #FreakMe

A post shared by Ciara (@ciara) on

“Mënyra se si ju lëvizni trupin #FreakMe”, ka shkruar Ciara nën videon e saj ku dredh të pasmet.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Cristina Chiabotto ekspozon asetet sipër Marcos (Foto)

$
0
0

Cristina Chiabotto digjet me pasion nën diellin e Balearic me të dashurin e saj, biznesmenin torinez Marco Roscio.

Për ta një zhytje e këndshme në det, përqafim përvëlues në rërë dhe puthje të pafundme në ujë. Çifti buzëqesh dhe shijojnë ngacmime në ujë para se të “arratisen” me një jetski.

Cristina është e mahnitshme me bikini që lartësojnë kurbat seksi të mbretëreshës së showbizit në Itali.

E teksa bën banjo dielli pa sytjena, bukuroshja italiane nuk i lë vend imagjinatës me gjoksin që i del hapur në publik.

Pavarësisht “incidentit” seksi, ajo duket e qetë dhe e lumtur, jo shumë e vëmendshme ndaj paparacëve dhe shumë “e marrosur” pas Marcos së saj.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Do “shëtiste” botën, e përdhunojnë dhe vrasin në ndalesën e parë (Foto)

$
0
0

Disa rroba, një peshqir, një furçë dhëmbësh, por mbi të gjitha ëndrrat dhe dëshira për eksperienca të reja. Këto pak gjëra Maria Mathus Tenorio, 25 vjeçare nga Meksika, i kishte në një çantë dhe në mendje përpara se të nisej për udhëtimin që kishte ëndërruar gjithë jetën.

Dhe ky do të ishte një udhëtim në mbarë botën.

Po ëndrrat e Marisë, megjithatë, janë thyer shumë shpejt. Ajo është përdhunuar dhe vrarë gjatë ndalesës së parë të udhëtimit të tij dhe u largua e vdekur nga një plazh në Kosta Rika, vrasje për të cilën dy burra u arrestuan.

“Prej një kohe të gjatë kam dashur të udhëtoj vetëm ë botë: sot nis udhëtimin tim”, shkroi 25-vjeçarja në Instagram pak para nisjes.

Dhe pastaj ajo arriti në Kosta Rika, destinacioni i saj i parë, ku kishte postuar në rrjetet sociale një foto me titullin: “Është koha të zhytem në natyrë, ky vend është jetë e pastër”.

Vetëm një javë pas largimit të saj, trupi u gjet i vdekur nga policia në plazhin e El Carmen, pranë një vendpushimi shumë të populluar. Sipas policisë, Maria ishte në shoqërinë e një turisteje anglez kur të dy u sulmuan nga dy burra. Ndërsa vajza angleze arriti të shpëtonte, 25 vjeçarja meksikane nuk mund t’i shpëtonte torturuesve të saj që e përdhunuan vazhdimisht dhe pastaj e hodhën në det.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

A do ia dalë Era Istrefi në arenën ndërkombëtare?

$
0
0

Emri i saj u bë i njohur në muzikën botërore falë projektit të saj muzikor “Bonbon”, i cili u shndërrua në një hit muzikor brenda një periudhe shumë të shkurtër. Pas këtij suksesi, Era Istrefi vijoi projektet e saj, duke bashkëpunuar me artistë të huaj, të cilat gjithashtu rezultuan të suksesshme.

Me plot gojë mund të themi që Era arriti kulmin e suksesit, duke qënë pjesë e këngës së botërorit 2018, “Live It Up”, me artistët me famë botërore Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo dhe një performacë të shkëlqyer në ndeshjen finale në Rusi, duke bërë kështu që zëri i shqiptarëve të dëgjohej në mbarë botën.

Por a do vazhdojë Era Istrefi t’ja dalë ndërkombëtarisht?! Në faqen zyrtare të “Top Awards” është shtruar kjo pyetje ku ndjekësit e Instagramit kanë votuar por ata kanë shtuar gjithashtu komentet e tyre.

Sipas sondazhit rreth 80% ka rënë dakord se Era Istrefi do t’ja dalë të triumfojë në skenat ndërkombëtare ndërsa vetëm 20% e tyre duket se ende nuk janë të bindur. Ndërsa lidhur me komentet, shumica e tyre shkruajnë se artistja tashmë ia ka dalë dhe se ndihen krenarë për të.

Vetëm pak javë më parë, Era ka publikuar një tjetër projekt muzikor, i dyti për këtë sezon veror. “Oh God” titullohet prurja më e re e këngëtares, e cila kësaj radhe ka ardhur në bashkëpunim me një artist xhamajkan të quajtur Konshens. Ky projekt muzikor është shoqëruar gjithashtu me një video mjaft të veçantë, ku Era shfaqet tepër sensuale.

Ky projekt muzikor është pëlqyer që në momentet e para të publikimit dhe këtë e vërteton më së miri futja e menjëherëshme e “Oh God” në “The Top List”. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, kjo këngë për këtë javë renditet në vendin e 50-të.

Era është gjithashtu pjesë e listës edhe me dy projekte të tjera, “Prisoner” dhe “Origami”, të cilat renditet përkatësisht në vendet 29-të dhe 51-të.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)


Jennifer Lopez shëtitje romantike me të dashurin në Itali

$
0
0

Jennifer Lopez ndodhet në Itali, ku po shijon pushimet romantike me të dashurin Alex Rodriguez. Sigurisht që sytë ishin të gjithë të këngëtarja e famshme, e cila po bënte një shëtitje me varkë me të dashurin.

49-vjecarja dukej e mrekullueshme, veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona rozë të lehtë.

J-Lo dhe 43-vjeçari Alex prej një viti e gjysmë janë në krahët e njëri-tjetrit dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë mjaft mirë.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Revolta e Kozma Dushit: Artistët e vërtetë janë të varfër

$
0
0

Jala njihet nga të gjithë si vendi ku festojnë kryesisht të rinjtë, por kjo nuk mban larg kësaj perle të bregdetit këngëtarë si Kozma Dushi dhe Liljana Kondakçi. Përveç si pjesëmarrës në një event artistik, ata ndaluan në emisionin “Pushime on Top” ku rrëfyen për karrierën, aktivitete e verës si edhe komentuan këngëtarët e rinj në krahasim me ata të plejadës së vjetër.

“Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjera, nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5 mijë euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta. Kur I thua një biznesmeni që kushton tre mijë euro një videoklip, thotë merri 50 mijë lekë të vjetra” tha I revoltuar me këtë realitet Kozma Dushi.

Ndërsa duke komentuar brezin e artistëve të vjetër apo ata që janë profesionistë janë shumë të varfër. “Do vije nje dite qe ne nuk do te jemi me” tha plot revolte këngëtari që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare.

Liljana Kondakci tregoi se ka projekte që shpreson t’i realizojë dhe se ende frymëzimi i saj mbeten ata njerëz që e duan dhe shijojnë muzikën që ajo bën. “Kudo që unë këndoj shikoj reagimin e njerëzve. Punoj shumë për të shtuar repertorin, punoj sikur të jem future dje në treg. Ndihem e vlerësuar nga njerëzit që duan muzikën time” tha ajo.

Ndërkohë teksa komenton artistët e rinj dhe muzikën e re në Shqipëri Kozma Dushi tha “Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet. Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin” tha këngëtari i njohur.

Kozma Dushi dhe Liljana Kondakci ishin të ftuar në qendrën e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Jalë.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një “Rolls Royce” dhe qindra trëndafila për 21-vjetorin e Kylie Jenner (Video)

$
0
0

Në 21-vjetorin e saj Kylie Jenner i zgjua plot surpriza. Motra e vogël e Kardashian-Jenner mori dhuratë nga i dashuri i saj Travis Scott një “Rolls Royce” të vitit 1950. Gjithashtu në ditën e saj të veçantë shtëpia ishte shndërruar në një kopsht me lule.

Mirëpo, në 21-vjetorin e lindjes Kyle vendosi që edhe ajo të bëjë dhurata. Ylli njoftoi në rrjetet sociale se një pjesë e fitimeve nga shitja e produkteve të saj të kozmetikës do të shkojë për një organizatë bamirëse.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Modelja dhe sportistja italiane tregon format (Foto)

$
0
0

Më shumë se për arritjet sportive po tërheq vëmendjen me fotot sensuale që poston në rrjetet sociale. Po i referohemi Antonella Fiordelisit, modeles italiane, e cila përfaqëson Italianë në sportin e skermës.

Jetën e ka të ndërthurur mes sportit dhe modelingut, me fansat e saj që rritet nga dita në ditë. Antonella vazhdon periudhën e pushimeve, çka tregohet edhe nga fotot që ka postuar kohët e fundit.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kush është G-Wizze?!

$
0
0

G-Wizze është një reper i cili ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2004. Ndryshe nga reperat e tjerë, ai ka vendosur të mos shfaqë fytyrën e tij, duke zgjedhur të paraqitet nëpër klipet e tij me maskë.

Me origjinë nga Kuksi por që në vitin 2003 u zhvendos në Londër, për t’u rikthyer vetëm pak muaj më parë në Shqipëri, G-Wizze ka dhënë një intervistë për #thuajemepepsi drejtuar nga Dojna Mejma, ku ka folur më shumë për karrierën e tij muzikore.

Në intervistën e tij, G-Wizze ka shpjeguar edhe kuptimin e emrit të tij, “Gangster Wize”, që do të thotë “gangster i zgjuar”. Ndryshe nga reperat e tjerë, ai ka vendosur të mos shfaqet nëpër klipet e tij me femra apo makina të shtrenjta por i thjeshtë.

Ai gjithashtu ka shtuar se në Shqipëri nuk ekziston “rap” i vërtetë pasi ata nuk këndojnë realitetin por i këndojnë dashurisë. Sipas G-Wizze, kjo lloj muzike tregon ngjarjet e jetës dhe nuk duhet të jetë muzikë komerciale siç bëjnë reperat shqiptarë.

Pyetur se cilin reper shqiptar do të zgjidhte të bashkëpunonte, G-Wizze është përgjigjur menjëherë duke thënë: “Me asnjërin”.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

I dashuroni macet? Puna e ëndrrave ju pret në Greqi

$
0
0

Kush nuk ka ëndërruar për të jetuar në një ishull me diell në shumicën e ditëve të vitit?

E pra, tani ju mund të bëni këtë- për aq kohë sa ju pëlqejnë macet, por duhet t’iu pëlqejnë shumë ama.

Një punë në një strehë me mace në ishullin grek idilik të Syros me akomodim të përfshirë dhe pamje të Detit Egje, është ajo për çfarë bëhet fjalë.

Dhe momentalisht janë 55 mace që presin përkujdesjen tuaj.

Deri diku nuk është habitëse, me reklamimin që ka fituar shumë interes pasi u postua fillimisht në Facebook më parë këtë muaj dhe deri më tani është shpërndarë 20,000 herë, me rreth 200 njerëz që kanë dërguar e-mail tek pronari i shenjtërores Joan Bowell duke shprehur interesin për vendin e punës.

Natyrisht, jo të gjithë do të përshtaten me këtë shërbim. Zonja Bowell, një artiste, po kërkon një person mbi moshën 45 vjeç, i cili nuk është vetëm i aftë për të dashur macet, por gjithashtu di si të “kapë ose të trajtojë një mace të egër apo jo të shoqërueshme”.

Kjo do të thotë që njohja e “psikologjisë së maceve”, si dhe aftësitë e mira “cat-whispering” janë jetike për aplikantin e suksesshëm.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zëdhënësja poston foto nudo në faqen e ministrisë (Foto)

$
0
0

Qëllimi ishte interesant, por dështimi spektakolar. Dhe gjithçka ka ardhur prej një gabimi “të tolerueshëm” të zëdhënëses së ministrisë së Mbrojtjes ruse, Rossiyana Markovskaya.

Bukuroshes “i ka shkarë dora” dhe padashje ka publikuar një foto nudo të sajën në profilin zyrtar të ministrisë në Instagram.

Fotoja u postua dhe u fshi shpejt në llogarinë e verifikuar Mil_Ru, ku pasqyrohet arsenali ushtarak i Vladimir Putin.

Rossiyana, e njohur për fotot provokuese në rrjetet sociale, duke qenë se zotëron edhe forma seksi, këtë herë ka bërë gabimin e jetës, pasi i ka kushtuar vendin e punës.

Pavarësisht kësaj duket se rusja “bombastike” nuk do e vras mendjen pasi në Instagram ka mbledhur shumë ndjekës dhe mund të ketë një karrierë të suksesshme në botën e televizionit apo modelingut.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)


Burri në shtëpi, Emily përkëdhelje me shokun në plazh (Foto)

$
0
0

U martua vetëm pak muaj më parë në mënyrë krejt të befasishme me miliarderin Sebastian Bear-Mçlard dhe duket se mes tyre ka një romancë të fortë.

Por supermodelja  Emily Ratajkowski duket se nuk është një “vajzë për shtëpi”, pasi këtë të dielë e ka harruar biondin e saj të zemrës duke festuar me disa miq, duhet theksuar të gjithë meshkuj, në një jaht luksoz në Sardenjë.

Modelja 27 vjeçare, e veshur me bikini që nuk i linin vend fare imagjinatës, duke ekspozuar asetet e bollshme, është parë tepër e lumtur në shoqërinë dhe krahët e kolegut e mikut të saj Jordan Barrett.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjyshja merr patentën për 96 vjetorin, një jetë mbi Vespa

$
0
0

Në vitin 1954 ajo ishte gruaja e parë në qytet që drejtonte një Vespa dhe dje ka kremtuar 96 vjet pas rinovimit të patentës. Sepse Derna Cosmar nuk është vetëm e qartë, por gjithashtu ka reflekset e gatshme dhe prandaj u vlerësua e aftë për të drejtuar një makinë dhe një vespa.

Historia e gjyshes së Moimacco, një qytet i vogël në provincën e Udines, tregohet në Messaggero Veneto, në një artikull të gjatë me shumë foto të cilësisë së mirë që tregojnë njëzet Piaggio plotë me dritë dhe ngjyra.

Zonja Cosmar u lind në vitin 1922 në Orzano e Remanzacco, në provincën e Udines, por që nga viti 1947, kur ajo u martua, jeton në Moimacco. E zgjuar dhe e vendosur, Derna e ka bërë të qartë pasionin e saj për motorët, kur ajo u shfaq mbi një Vespa dhe pa burrin e saj të zënë me punë dhe u bë më e madhja ngjarje e qytetit të vogël.

Ata thonë se, pas befasisë, turma filloi ta duartrokasë atë. Më pas, në fillim të viteve ’60, Derna i la motorët me dy rrota për të provuar një tjetër aventurë avangarde: të ngiste një Fiat 600.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Thaçi “harron” kufijtë, pushime me Pacollin në Shëngjin (Foto)

$
0
0

Në kulmin e debatit për çështjen e kufirit me Serbinë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur të largojë stresin dhe të relaksohet në bregdetin shqiptar.

Teksa kryeministri Ramush Haradinaj ia bëri të qartë se “kufijtë ndryshohen vetëm me luftë” nga Jala, ku pushon me bashkëshorten e tij Anita, Thaçi ka shmangur deklaratat politike dhe ka shijuar rrezet e diellit në plazhin e Shëngjinit.

Presidenti i Kosovës shoqërohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Ata janë fotografuar duke u argëtuar në plazh dhe lahen në det pa komplekse, teksa shihet edhe një turmë e madhe njerëzish që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë plazh ranor. Thaçi ka vendosur një kapelë në kokë, por dallohet shumë qartë nga paparacët.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sonia “mahnitëse” në brigjet spanjolle (Foto)

$
0
0

Modelja e njohur spanjolle, Sonia Sarpe ka mahnitur fansat e saj në Instagram, me fotogalerinë më të fundit që ka postuar.

E ndodhur në plazhet e bukura spanjolle, bukuroshja nuk është kursyer para qindra-mijëra fansave, që e ndjekin në çdo postim.

Sonia Sarpe është bërë e njohur si një tifoze e çmendur e Spanjës, të cilën e ndjek në çdo stadium ku luan dhe natyrisht që nuk mungoi as në Rusi, ndonëse “La Roja” zhgënjeu me paraqitjen e saj.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vazhdojnë skenat “hot” të ministrit italian me të dashurën (Foto)

$
0
0

“Një ditë relaksimi në ishujt e bukur Tremiti, ju përqafojmë miq!”

Kështu shkruan ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini duke postuar një foto ku ai shihet në varkë me partneren e tij Elisa Isoardi, e cilanuk i fsheh format seksi.

Pas puthjeve hot në plazh, lideri i “Lega Nord” duket shumë i lumtur me dashurinë e tij në krah.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Viewing all 14357 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>