Quantcast
Channel: Extra – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 14357 articles
Browse latest View live

Gjermania, një superfuqi edhe për lëvizjen e lirë

$
0
0

Qytetarët gjermanë kanë të drejtë të lëvizin pa viza në 176 shtete, duke bërë që pasaporta e këtij shteti të jetë ndër më me peshë në botë.

Pas Gjermanisë renditen Suedia, Finlanda, Danimarka, Italia dhe Spanja. Qytetarët e këtyre shteteve lëvizin lirisht në 175 shtete.

Ndërsa në vend të tretë, me lëvizje të lirë në 174 shtete renditet SHBA-ja. Britanikët lëvizin pa viza në 173 shtete.

Nga ana tjetër, vendet me lëvizjen më të kufizuar në botë janë Siria, Pakistani, Iraku dhe Afganistani. Qytetarët e këtyre shteteve mund të lëvizin pa viza në më pak se 30 shtete.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)


Fyen policin me ngjyrë, gjykatësi: Nuk çoj në burg një zonjë

$
0
0

Një studente është arrestuar në Londër për prishje të qetësisë publike, fyerje ndaj stafit të lokalit dhe sulm racor ndaj efektivit të policisë. Por vendimi i gjykatësit ka qenë qesharak, duke mos i dhënë vajzës asnjë masë ndëshkuese.

Polakja Karolina Szumko, 18 vjeçe, kishte shkuar për tu argëtuar në një lokal, por pasi kishte bërë një gjysmë shishe me vodka nisi që të bëjë rrëmujë. Vajza sulmoi dhunshëm personelin e lokalit.

Ngjarja ka ndodhur më 15 Dhjetor të vitit të kaluar dhe për pasojë  u arrestua për dhunën e treguar në lokal. Pas kësaj, vajza nisi që të fyejë efektivin e policisë sepse ai ishte më ngjyrë. Gjithashtu ajo thoshte se duhej të lirohej sepse ishte e bardhë dhe iu uronte Krishtlindjet edhe njerëzve myslimanë.

“Ti more zezak nuk dihet të qëndrosh mes nesh’, i tha Szumko policit.  Gjykatësi  vendosi që ta çlirojë atë nga çdo akuzë sepse ajo ishte një “zonjë”. “Nuk jam duke e dërguar një zonjë në burg për një gjë si kjo”, tha gjykatësi.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kendall Jenner, “ndriçon” Kaliforninë

$
0
0

Modelja 21-vjeçare u takua më nënën e saj Kris Jenner dhe motrën Kourtney për të xhiruar skenat e reja për “Keeping Up With The Kardashians” në Calabasas, California.

Këtë herë, ylli kishte hequr dorë nga xhinset e ngushta dhe kishte zgjedhur një stil tërësisht ndryshe. Kendall Jenner ishte veshur e gjitha në të verdha. Në vend të xhinse të ngushta, ajo kishte zgjedhur një palë pantallona të gjera.

Veshja kompletohej me një palë vathë të mëdhenj dhe flokët e kapura.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Çojnë pianon për riparim, habiten nga ajo që gjejnë brenda

$
0
0

Disa monedha floriri u gjenden të fshehura brenda një pianoje. Bëhet fjalë për një koleksion monedhash sovrane. Zbulimi u bë në Shropshire të Anglisë, përpara Krishtlindjeve, kur pronari i ri e kishte çuar atë për ta riparuar. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për monedha që i përkasin viteve 1847-1915. Ekspertët besojnë se monedhat mund të jenë fshehur aty qëllimisht  dhe mund të ndryshojnë jetën e pronarit të vërtetë.

Gjykata e Shrewsbury tha se pianoja është prodhuar nga “Broadwood & Sons of London” dhe fillimisht iu shit zotit Beavan në vitin 1906.  Por që prej asaj kohe pronësia e saj ndryshoi dhe në vitin 1983 ajo u ble nga një familje e zonës, e cila më vonë lëvizi për në Shropshire. Ndërkohë, ende nuk është deklaruar vlera e vërtetë e monedhave, por ekspertët thanë se monedhat e arit mund të kushtojnë shumë para.  për momentin monedhat do të kalojnë në pronësi të Mbretërisë. Nëse gjenden pronarët e vërtetë të tyre dhe arrijnë që të vërtetojnë pronësinë, mund t’i marrin. Hetimet mbyllen me 20 prill2017. 

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sierra Leone, pastori gjen një diamant gjigand

$
0
0

Një pastor i krishterë ka zbuluar një nga diamantet më të mëdhenj, të paprerë në botë në rrethin Kono të Sierra Leones.

Diamanti është 709 karat dhe tashmë është mbyllur në bankën Qendrore në Freetown të Sierra Leones. Është konsideruar si një nga 20 diamantet më të mëdhenj që janë gjetur ndonjë herë në gjithë historinë e njerëzimit.

“Kërkimi i diamanteve në mënyrë të pavarura në minierat e pasura me diamant të Sierra Leones janë një gjë e zakonshme”, thotë BBC.

Diamanti i zbuluar nga pastori  Emmanuel Momoh që ende nuk është vlerësuar, është më i madhi që nga viti 1972. Në këtë vit minatorët nxorën një diamant 969 karat dhe quhet Ylli i Suerra Leones. Madje ky diamant është shumë i famshëm.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Banaku i mrekullueshëm i bërë me tapa shishesh

$
0
0

Një djalë ka ndërtuar banakun e kuzhinës së shtëpisë së tij me tapa shishesh dhe rezultati ishte mahnitës.

Ai, miqtë dhe familjes mblodhën 2530 tapa shihesh për të paktën 5 vjet për projektin e tij.“Koncepti fillestar ishte që të bënin një banak me tapa shihesh. Pastaj ata vendosën që të bënin edhe një përzierje ngjyrash si  jeshile, e verdhë, e kuqe, blu, vjollcë, e bardhë e të tjerë”, tha ai.

U deshën të paktën 4 orë punë për të arritur rezultatin e dëshiruar. Pasi ata vendosën tapat e shihesh me kujdes, i lyen ato me llak.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Modelja shtatzënë përplaset nga treni gjatë setit fotografik

$
0
0

Një modele shtatzënë është përplasur për vdekje nga treni teksa ishte duke realizuar një set fotografik.

Fredzania Thompson, 19 vjeçe ndërroi jetë pasditen e së premtes pasi po pozonte në një kryqëzim trenash në Navasota, Teksas, bën dije policia.

19-vjeçarja ishte duke qëndruar mes dy shinash kur një tren u afrua përballë saj, por në momentin që modelja u spostua për ta shmangur, u përplas nga treni që vinte nga krahu tjetër duke humbur jetën menjëherë.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Shndërrimi i pabesueshëm i të pastrehut pas 26 vitesh në rrugë

$
0
0

Një i pastrehë i cili prej 26 vjetësh jetonte në rrugë, shpërtheu në lot pasi pa veten në pasqyrë tërësisht të shndërruar në një tjetër njëri në një sallon parukerie në Spanjë. Jose Antonios iu ofrua shërbimi në sallon nga pronari i sallonit, i cili e shihet çdo ditë në rrugë duke lypur për të mbijetuar.

Ai hyri në sallon me flokë të gjatë të thinjur dhe mjekër të pistë nga endjet e përditshme rrugëve dhe doli prej andej si një burrë elegant i pashëm.

Ndryshimi ishte aq i madh saqë askush nuk e njohu 55-vjeçarin kur doli sërish në rrugët e lagjes ku endej për të lypur.

16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)


Horoskopi – 17 mars 2017

$
0
0

DASHI

Do të jeni në formë fizike të shkëlqyer dhe plotë energji sot. Në dashuri gjithçka shkon shumë mirë, do të jeni shumë të dhënë pas partnerit sidomos në mbrëmje ku mund të organizoni diçka speciale.

DEMI

Do të keni energji të shumta por duhet të dini ti përdorni ato për të realizuara projektet tuaja. Në fushën profesionale po të veproni me maturi çdo gjë do të shkojë shumë mirë dhe do të arrini suksesin.

BINJAKET

Gjithçka është e qetë dhe kështu duhet të ndjeheni edhe ju. Në fushën profesionale do të vlerësoheni shumë për ato që bëni por edhe në jetën tuaj private partneri do t’ju vlerësojë dhe falënderojë për atë çka i ofroni.

GAFORRJA

Do të jetë një ditë me shumë ritëm dhe ju duhet të përgatiteni për shumë të papritura. Mbrëmja do të jetë e qetë pranë familjes dhe ju mund të organizoni ndonjë darkë të shijshme.

LUANI

Do të jeni shumë të favorizuar në fushën profesionale dhe në marrëdhëniet me miqtë. Në jetën private do të gëzoheni shumë kur të kuptoni që dikush që ju pëlqen po interesohet për ju.

VIRGJERESHA

Do të jeni në ritmin e duhur për të përballuar gjithçka që ndodh përreth jush si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private. Do të mund të realizoni shumë projekte që i kishit nisur prej kohësh.

PESHORJA

Yjet do t’ju përgatisin shumë surpriza sot dhe ju do të jeni i gatshëm ti pranoni ato me shpirtin e duhur. Do të mund të dëfreheni shumë në mbrëmje nëse pranoni një ftesë të bërë nga një mik i juaj.

AKREPI

Do të keni shumë çështje delikate për të zgjidhur sot në fushën profesionale dhe kini kujdes kujt i drejtoheni për ndihmë. Situata në pjesën e dytë të ditës do të ndryshojë dhe ju në mbrëmje do të qetësoheni pranë partnerit.

SHIGJETARI

Do të shkojë gjithçka në rregull si në fushën profesionale ashtu edhe në atë personale dhe do të ndjeheni shumë të qetë. Do të jeni gjithashtu shumë të kënaqur me gjendjen tuaj ekonomike.

BRICJAPI

Do të merrni mirënjohjen e personave që kishit ndihmuar në të shkuarën dhe do të kaloni një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e tyre. Në jetën afektive shkon gjithçka sipas parashikimeve tuaja.

UJORI

Do të jeni të mbushur me energji edhe pse dita do të jetë e lodhshme dhe me shumë impenjime. Kolegët tuaj do t’ju ndihmojnë dhe në fund të ditës do ta kuptoni që keni arritur atë që kërkonit.

PESHQIT

Do të jeni shumë të qetë sot dhe kjo do t`ju sjell harmoni si në marrëdhënien me partnerin ashtu dhe me familjen. Cilësitë tuaj do të njihen e do të vlerësohen por që përsëri do ndjeheni të parealizuar plotësisht në karrierën tuaj.

Peru, gruaja i shpëton për mrekulli “apokalipsit” (Video)

$
0
0

Ajo ia doli me të gjitha forcat e saj të dalë nga ai lum i mallkuar me baltë që e mori me vete për disa metra së bashku me mbeturinat e fermave dhe të kafshëve. Janë të frikshme imazhet e shpëtimit të Evangelina Diaz Chamorro, 32 vjeçe, duke luftuar me tërbimin e natyrës.

“Ajo nuk ka asnjë dëmtim, as hemorragji të brendshme”, – kanë siguruar mjekët, që e kuruan në “Hospital María Auxiliadora”.

Forca e natyrës shkatërroi shtëpinë e gruas, por i kurseu për fat të mirë edhe fëmijët e Evangelina-s, mes 10 dhe 5 vjeç, të cilët ishin në shkollë, kur nisi përmbytja.

32-vjeçarja është gjetur pranë urës Panamerica Sur dhe është tërhequr nga ujërat për të paktën 50 metra.

17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Grabitet motra e Kim Kardashian

$
0
0

Motra e Kim Kardashian, Kendall Jenner ka rënë pre e grabitjes. Mediat e huaja raportojnë se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë grabitur bizhuteri me vlerë 200 mijë dollarë.

Jenner thuhet se është larguar nga rezidenca e saj pasditen e së mërkurës dhe është rikthyer në shtëpi rreth orës 8 të darkës.

Kur hyrë në dhomën e gjumit, ajo ka zbuluar se mungonin bizhuteritë e saj dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Rreth 6 muaj më parë pre e grabitësve ra Kim Kardashian, e cila edhe sot e kujton me shumë frikë atë moment.

17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Marion Cotillard, nënë për herë të dytë

$
0
0

Marion Cotillard dhe partneri I saj Guillaume Canet kanë mirëpritur dje ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të dytë.

Aktorja 41-vjeçare solli në jetë një vajzë, e cila gëzon shëndet të plotë. Marion bëri publik lajmin e shtatzënisë së saj në muajin shtator përmes një postimi të bërë në Instagram. Çifti kanë edhe një djalë 6-vjeçar, të quajtur Marcel.

17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Vogëlushja ka shumë flokë, njerëzit mendojnë se është kukull

$
0
0

Kjo vajzë e adhurueshme 8 muajshe ka lindur me aq shumë flokë dhe të huajt mendojnë shpesh se ajo ka vënë paruke. Nëna e vogëlushes Philippa Rabbitts, nga Chelmsford, Essex, tha se vajza e saj Bella habit të gjithë njerëzit me pamjen e saj.

27-vjeçarja tha se sa herë që del me vajzën në rrugë, ndalon për të bindur njerëzit se i ka flokët natyral dhe nuk bëhet fjalë për paruke.

“Njerëzit me të vërtetë mendojnë se ajo është një kukull kur e shohin. Ata gjithmonë pyesin nëse ajo ka vënë ndonjë paruke. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë, sepse njerëzit na ndalojnë kudo për të shuar kureshtjen.Reagimi i parë i tyre është: ‘O zot, a është kjo e vërtetë!’. Bella ka qenë në qendër të vëmendjes që ditën kur ajo ka lindur, kur mamitë e morën atë në dorë dhe thanë se nuk kishin parë ndonjëherë fëmijë të tillë”, tha nëna e vogëlushes.
17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Njerëzit mund të vizitojnë anijen e mbytur të Titanikut

$
0
0

Tiranik është anija e mbytur që vazhdon të magjepsë edhe pas më shumë se një shekull. Tani rrënojat e anijes së mbytur do të hapet për turistët dhe bileta është shumë e kushtueshme.

Ghost Ship 4

Jo çdo kush mund të shkojë atje. Një biletë kushton 86.500 paund për këdo që është i gatshëm të nisë udhëtimin që ndodhet dy milje poshtë detit. Udhëtimi do të kryhet me anë të një mini-nëndetëse. Nga Maj i vitit të ardhshëm në agjenci turistike në Londër do të kandidojë për të qenë pjesë e një turi 8 ditor turistik.

17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Trump shpërfill Merkel, nuk i jep dorën në zyrën ovale (Video)

$
0
0

Incident i Donald Trump ndaj Angela Merkel gjatë takimit të tyre të parë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Kërkesës së kancelares gjermane për të kryer shtrëngimin e zakonshëm të duarve për gazetarët e pranishëm, presidenti i SHBA-ve ka bërë sikur nuk ka dëgjuar.

Miliarderi e kishte pritur Merkelin me një shtrëngim duarsh në hyrje të Shtëpisë së Bardhë. Vendimi për të mos përsëritur gjestin, shikohet nga ekspertët politikë si një mungesë respekti dhe thyerje të protokollit diplomatik.

17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)


Horoskopi – 18 mars 2017

$
0
0

DASHI

Ju që jeni në një lidhje do i bëni realitet planet që keni bërë me herët. Financat do jenë të qëndrueshme, prandaj shpenzoni për gjërat që doni.

DEMI

Jeta juaj në çift mund të ketë debate, kështu që tregohuni tolerant. Në planin financiar, do jeni më të organizuar dhe do dini si t’i menaxhoni me kujdes paratë që keni.

BINJAKET

Sot do jetë një raport i qetë në çift, prandaj flisni për çdo gjë me partnerin. Aspekti financiar është i mirë, por nuk duhet të bëni më shumë shpenzime që keni menduar.

GAFORRJA

Sot duhet të jeni realist dhe tolerant, për të mos pasur probleme me partnerin. Financat do jenë të kënaqshme, prandaj mund të përfitoni për të blerë disa gjëra të domosdoshme.

LUANI

Sot do kuptoheni për çdo gjë me partnerin tuaj. Buxheti nuk ka për të qenë në gjendjen më të mirë, kështu që kujdes me shpenzimet që do bëni.

VIRGJERESHA

Sot do të jetë një ditë e qetë dhe pa ndonjë aktivitet të veçantë. Buxheti ka për të qenë i mirë, kështu që mund të kryeni shpenzimet që ju duhen.

PESHORJA

Sot do jeni kapriçozë ju të dashuruarit dhe partneri do e ketë të vështirë t’ua bëjë qejfin. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur.

AKREPI

Sot bëni biseda të qeta me partnerin, për tu kuptuar mirë. Financat do jene të mira, pasi do të merrni të ardhura nga një sukses që keni realizuar në punë.

SHIGJETARI

Sot shprehni çdo gjë që mendoni partnerit tuaj. Financat do jene te favorizuara, prandaj përfitoni për të bërë disa shpenzime që dëshironi.

BRICJAPI

Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Perspektivat në planin financiar do jenë të mira, prandaj mund të bëni ndonjë shpenzim.

UJORI

Sot do të keni një raport të mirë me partnerin tuaj. Aspekti financiar është i mirë, megjithatë nuk duhet të bëni më shumë shpenzime seç keni menduar.

PESHQIT

Sot do të keni një komunikim të mirë me partnerin, pasi ai do të jetë tolerant. Në aspektin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet që do kryeni.

Tronditet një shtet i tërë, 11-vjeçarja pret të lindë një fëmijë

$
0
0

Ndonëse është 11 vjeçe, ajo po pret një fëmijë. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku mediat shkruajnë se vajza është shtatzënë. Emri i saj nuk është publikuar për shkak të privatësisë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe thuhet se babai i fëmijës është pak më i madh se 11 –vjeçarja.

Për shkak të arsyeve ligjore vetëm disa detaje mund të bëhen publike dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar familjarëve të mbajnë në heshtje të plotë këtë ngjarje.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Njerëzit që hanë më shumë djathë janë më të dobët

$
0
0

Një studim i bërë nga kolegji universitar i Dablinit ka dalë në përfundimin se njerëzit që konsumojnë më shumë djathë, janë më të dobët dhe nuk vuajnë nga kolesteroli i keq.

Në studim morën pjesë 1500 personat e moshave18-90 vjec dhe u konkludua se njerëzit që konsumojnë më shumë produkte qumështi, kishin indeks më të ulët të  masës trupore, më pak përqindje të yndyrës në trup, bel më të hollë si dhe shtypje më të ulët të gjakut.

Kjo shkon kundër këshillës shëndetësore aktuale,  që mbron marrjen e kufizuar të yndyrënave (që gjenden tek djathi) në mënyrë që t’i mbajë nivelet e kolesterolit më poshtë.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Dëshira e fundit e 7-vjeçarit: Më fusni në të njëjtin varr me nënën

$
0
0

Një 7-vjeçar i cili po humb betejën me sëmundjen e leucemisë, ka shprehur dëshirën e tij të fundit, e cila është: “Të varroset në të njëjtin varr me mamanë e tij, në mënyrë që ajo të kujdeset në qiell për të”.

Filip Kwasny e shprehu dëshirën e tij të fundit nga krevati i një spitali në Londër, pasi kimioterapia dhe transplantimi i qelizave staminale dështuan t’i kurojnë leuceminë. “

Filip po merr vetëm kujdes paliativ. Ndërkohë 7-vjeçari humbi nënën e tij kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Edhe ajo ndërroi jetë nga kanceri dhe është varrosur në Poloni në fshatin ku çifti Kwasny ishte martuar.

Shumë njerëz të panjohur por me një zemër të madhe kanë nisur të ndihmojnë, që dëshira e fundit e vogëlushit të realizohet. “Faleminderit që po më ndihmoni që dëshira ime të bëhet realitet”, shprehet ai nga krevati i spitalit “Fox Ward”.

 

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Zbulohet materia e re që rrëzon ligjet e fizikës

$
0
0

Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Harvardit zbuluan një materie të re, të cilën e kanë  pagëzuar si “kristalet e kohës”. Materia e re në fakt ka habitur shkencëtarët sepse rrëzon ligjet e fizikës. Grupi i atomeve edhe pse janë në distancë të largët, arrin që të ndërveprojë me njëri-tjetrin.

Dyshimi për ekzistimin e kësaj materie ishte ngritur që në vitin 2012, por tashmë është bërë i mundur zbulimi i tij. Forma e re e lëndës është aktive për një kohë të pacaktuar dhe me një vijueshmëri konstante, pa krijuar asnjë nxehje të fushës, siç mund të ndodhë në univers.

“Kemi zbuluar një fazë të re të lëndës”, shpjegon njëri prej shkencëtarëve, i cili sqaron se kristalet e kohës është “diçka që lëviz në kohë ndërsa mbetet e qëndrueshme”.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Viewing all 14357 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>