Quantcast
Channel: Extra – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 14357 articles
Browse latest View live

Eva Herzigova martohet me personin me të cilin ka 14 vite bashkëjetesë

$
0
0

Modelja Eva Herzigova ka njoftuar se së shpejti do të martohet me  Gregorio Marsiaj, me të cilin ka tre fëmijë, George 9 vjeç, Philipe, 6 vjeç  dhe Edward, 3 vjeç. Daily Mail shkruan se 44-vjeçarja është në lidhje me sipërmarrësin torinez prej 14 vjetësh.

Pas një martesë të dështuar me Tico Torres, bateristin e Bon Jovit, Herzigova kishte deklaruar se nuk e pëlqente martesën: -“Jam një vajzë shumë e pavarur dhe më pëlqen vetmia. Jam si një mace. Më pëlqen të më përkëdhelin, por kam edhe nevojë të iki për tu kthyer sërish”.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)


Fëmijët “fashion” të Dritan Priftit

$
0
0

Fëmijët më fashion dhe më të komentuar të momentit. David, Tedi dhe Livia Prifti ishin të ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ku treguan se si nisi i gjithë ky pasion për modën.

“Jam shumë e lumtur që jam bërë e famshme, sepse sa herë kam dalë me mamin më thonë që kjo vajza që ka dalë në revistë”, thotë Livia.

Tedi rrëfen se e njohin si vëllai i Davidit, sepse ai është më i famshëm sipas tij. Pasioni i Davidit është kinematografia, të cilën e shikon të ardhmen e tij. Pasionet e tij janë muzika, modelingu, por di edhe 4 gjuhë të huaja.

Përveçse i pëlqen moda, ai është edhe nxënës shumë i mirë. “Ngjyra e kuqe është e preferuara ime”, thotë Livia. “Mua më pëlqen shumë baleti, pianoja dhe piktura”, shton ajo. “Më pëlqen gjithashtu edhe  piktura sepse i kam bërë si një piktore e vërtetë”.

Tedi i përgjigjet pyetjes në lidhje me hobet: se violonçeli, futbolli janë të preferuarat e tij.

“Unë e mendoj veten si modele, por është akoma herët për mua”, thotë Livia.

Në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ata kanë treguar edhe disa nga pikturat që kanë bërë, ku vihet re qartazi, se Livia dhe Tedi janë shumë të talentuar.  “Helidon Haliti është piktori im i preferuar”, shton Tedi Prifti.

Të pyetur se kush i asiston në të qenurit e tyre kaq fashion, përgjigja ishte sigurisht: mami. Meri, mami i tyre i ndihmon në çdo gjë. “Ka raste që na kthen mbrapsht kur s’jemi kombinuar bukur”, thotë Davidi.

“Unë vishem vetë, ashtu si edhe sot. Më pëlqen që të vishem me funde e me fustane”, thotë bukuroshja 6-vjeçare.

“Nuk do të merrem me politikë dhe madje s’me pëlqen fare”, thotë djali 14-vjeçar. “Kemi shumë shokë edhe shoqe dhe ata në fakt vishen shumë bukur. Nuk ka garë midis nesh sepse të gjithë jemi njëlloj. Të gjithë vishen shumë mirë”, thonë ata, në përfundim të bisedës.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sot nis ‘Big Brother’

$
0
0

“Big Brother 9” fillon pas pak. Produksioni i këtij edicioni është gati për t’i ofruar publikut një spektakël të madh dhe të shumëpritur.

Shikimi i “Big Brother” do të jetë tërësisht i ri këtë vit. Sepse siç e quan edhe autorja Alessia Grieco Vessicchio programet janë si martesat. Për t’i mbajtur gjallë, rinovimi është një domosdoshmëri.

“Është pothuajse gjithçka e re. Është i ri autori, janë të rinj autorët e tjerë, është i ri producenti, është i ri stafi, si dhe regjisori. Shikimi i Big Brother këtë vit është i gjithi i ri dhe kemi kërkuar të rinovojmë edhe formatin. Do të kemi dashuri në këtë edicion sepse dashuria është gjithçka, është energjia, është emocioni. Është edicioni i dashurisë sepse do të luhet me dashuri. Por jo në një kuptim të vetëm, të themi dashuri në shumë kuptime, mes miqsh e bashkëpunëtorësh, thjesht dashuri. Ajo është gjëja më e bukur që kemi për të dhënë. Është një sfidë e madhe sepse është hera e parë. E di që ka njerëz që kanë pritshmëri”, shprehet  Alessia Grieco Vessicchio, autore e “Big Brother 9”.

Por fytyra e “Big Brother” do të jetë po ajo. Arbana Osmani, që i ka qëndruar besnike këtij spektakli që prej edicionit të parë.

“Do të shihni atë që keni dy vite që prisni të shihni: “Big Brother”, një program që është kthyer në një traditë, në një domosdoshmëri për audiencën shqiptare. Unë jam shumë e lumtur edhe me fat të jem edhe një herë prezantuesja e këtij formati televiziv, i cili dhuron kaq shumë emocione për publikun, por edhe për mua megjithëse është edicioni i 9”, thotë Arbana Osmani, moderator e “Big Brother 9”.

Spektakli do të zbulohet hap pas hapi në formën e narracionit, duke filluar prej të shtunës në orën 21:00, në ekranin e Top Channel.

“Big Brother” do vëzhgojë.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kate shkëlqen në Paris

$
0
0

Me një fustan të gjatë në ngjyrë argjendi të krijuar nga Jenny Packham dukesha e Cambridge, Kate Midleton ka shkëlqyer në darkën zyrtare me ambasadorin anglez në Paris.

Pas pushimeve të shfrenuara të princit William, i cili pak ditë më parë u fotografua teksa festonte mes miqve dhe një modeleje të njohur australiane, të gjithë sytë ishin përqendruar tek çifti mbretëror, por duket se gjithçka mes tyre shkon më së miri.

Kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme për William që gjendet për herë të parë në kryeqytetin francez pas vdekjes tragjike të nënës së tij princeshë Diana në 1997.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Ja risitë e këtij ‘Big Brother’

$
0
0

“Big Brother 9” filloi rrugëtimin, një rrugëtim që do të na shoqërojë për javë të tëra dhe këtë herë me më shumë risi se kurrë.

Së pari, “Big Brother” ka vendosur që këtë vit të mos jetë një fitues, siç ka ndodhur gjithmonë, fituesi në edicionin e parë do të jetë çift.

Risia tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me opinionistët. Edhe ata do të jenë çift dhe çdo spektakël do të zbulojmë së bashku se cili është ai çift i njohur dhe i dashur nga të gjithë ne që ulet në studion tonë për të komentuar konkurrentët e këtij edicioni dhe për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë një çift dhe çfarë është bashkëpunimi.

Për takimin e parë, opinionistë është çifti Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami.

Një tjetër risi është se “Big Brother” këtë vit do të jetë më shumë se kurrë interaktiv në rrjetet sociale dhe publiku nga shtëpia mund të shkruajë në rrjetet tona të gjitha pyetjet dhe komentet, të cilat do të mblidhen dhe do të diskutohen në “Big Brother Fan Club” nën prezantimin e Albana Osmanit dhe Olti Currit, të dielën në orën 13:00.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 19 mars 2017

$
0
0

DASHI

Edhe pse sot jeni impulsive, ne momente te caktuara do te ndaloni dhe do te mendoni mire ate se cfare do te beni.

DEMI

Sot edhe pse duhet te rrini shume kohe ne pune mos u shqetesoni. Eshte mire te rekuperoni ne kohe sepse do tju nevojitet.

BINJAKET

Sot do te keni nje dyluftim ndjenjash midis miqve tuaj dhe partnerit. Do tju vene perballe nje zgjedhjeje te veshtire.

GAFORRJA

Edhe pse ne pergjithsi jeni shume egoist sot do tju duhet ti beni ju zgjedhjet per familjen tuaj. Jeni ne pozite te veshtire.

LUANI

Dita e sotme eshte mjaft me fat per te lindurit e kesaj shenje. Cdo gje do te shkoje me mire sec e keni menduar.

VIRGJERESHA

Nje ngerc i momentit sot do te beje te ndryshoni gjithe programin e dites. Pa zgjidhur kete problem nuk mund te ndermerrni asnje veprim.

PESHORJA

Sot do te jeni mjaft te drejte lidhur me keshillat qe do tju kerkohen. Mund te pozicionoheni vetem ne ato raste qe mendoni se eshte zgjidhja me e mire.

AKREPI

Keni kohe qe keni filluar aktivitetet fizike dhe ndjeni qe kjo gje I ben shume mire shendetit tuaj.

SHIGJETARI

Kjo dite do tju ofroje emocione te forta dhe do te ndjeheni te perkedhelurit e fatit.

BRICJAPI

Sot dita paraqitet e qete dhe ju do te doni ta shijoni ne cdo moment. Nje surprize e bukur ne horizont.

UJORI

Edhe pse doni te niseni ne nje udhetim e keni axhenden shume te zene keto kohe. Mjaft aktivitete duan patjeter bashkepunimin tuaj.

PESHQIT

Edhe pse duket sikur po shpenzoni shume keto kohe nuk eshte e vertete. Po merrni thjesht ato gjera qe I keni shume te nevojshme.

Largohet çifti i parë nga Big Brother

$
0
0

Aventura e tyre në edicionin e 9-të të Big Brother nuk ka zgjatur më tepër se tre orë. Bëhet fjalë për çiftin më të pazakontë që hyri në Shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kanë qenë pikërisht B&B, çifti i derrkucave simpatikë që Big Brother ua la nën kujdes çifteve të shtëpisë, që “vendosën” që të largohen.

Komunikimin për largimin nga Big Brother të B&B e komunikoi Denisi që lexoi për banorët e tjerë zarfin që iu dorëzua nga “Vëllai i Madh”.

Dhe, arsyeja përse B&B zgjodhën të largohen nga shtëpia e Big Brother është fare e thjeshtë, për mos përputhje karakteri me konkurrentët e tjerë.

Ky vendim ka shkaktuar pak konfuzion tek banorët e shtëpisë, një pjesë e të cilëve i druhen një penaliteti të mundshëm, pasi ishin instruktuar që të kujdesen për ta.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Ndahet nga jeta legjenda e rokut Çak Beri

$
0
0

Çak Beri u nda të shtunën nga jeta në qytetin e lindjes, Seint Luis të Mizurit në moshën 90 vjeçare.

Termi ‘legjendë’ është përdorur e abuzuar për shumë muzikantë gjatë dekadave, por të paktë janë ata që e meritojnë sa Çak Beri. Angus Jang, kitaristi i AC/DC thotë se kopjoi kërcimin ritmik në skenë direkt nga Beri. Ai u bë sinonim i revoltës kulturore të adoleshentëve në vitet 1950; vargjet e tij plot imazhe seksuale e sensuale kapnin epshet e moshës adoleshente, ndërsa muzika ritmike ishte nje amalgamë e muzikës Kantri, Bluz dhe Rithm, që kishte filluar të quhej ‘rok en roll’. Shumë shpejt ethet e rokut kapërcyen Atlantikun, mbërthyen Britaninë dhe roku do t’i përkiste botës.

Ai ishte simboli i artstit amerikan: krijues, rebel, kërkues dhe frymëzim që ‘infektoi’ grupe artistësh që nga Bitëls, Rolling Stones, Slash, Leni Krevits.

Ai ndjeu racizmin, diskriminimin, padrejtësinë në kontrata e pagesa, por ajo që la pas ishte më e madhe se vetë Beri. Në një prezantim televiziv në 1972, spikeri u shpreh, ‘po të duhej t’i gjenim rok en rollit një emër tjetër, do ta quanim Çak Beri’.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)


Kei dhe Vivi, në Big Brother për të rigjetur dashurinë

$
0
0

Ato kurrë nuk i kanë fshehur ndjenjat e tyre edhe në një vend si Shqipëria, ku prirjet e tyre seksuale paragjykohen shumë, por si Kei edhe Vivi kanë mbështetjen e familjes në vendimet që ato kanë marrë.

Ndjenjat e tyre për njëra-tjetrën janë edhe arsyet pse i shtynë që të bëhen pjesë e Big Brother 9.

Kei dhe Vivi janë njohur gjatë aktiviteteve të realizuara nga LGBT, ku kanë pasur një tërheqje të menjëhershme për njëra-tjetrën. Lidhja e tyre nisi natyrshëm, kalonin shumë kohë bashkë derisa një ditë marrëdhënia e tyre u ftoh.

Ato mbeten shoqe, por Vilma thotë se ende vazhdon të ketë ndjenja për Kejdën dhe shpreson se në Big Brother duke qëndruar për shumë kohë me të, do të fitojë sërish dashurinë e saj.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

BB9, ai e tradhtoi me shoqen e ngushtë, Katerina e Lupçe për të sfiduar veten

$
0
0

Katerina dhe Lupçe janë çift që vijnë nga Pusteci i Korçës, edhe pse ata jetojnë në Tiranë.

Hyrjen në Big Brother ata e shohin si një sfidë për jetën e tyre në çift. Ata kanë dy vite që bashkëjetojnë dhe tregojnë se gjithçka e bëjnë bashkë, madje edhe punët e shtëpisë, kryesisht gatimin.

Lupçe ka bërë shume gabime duke e tradhtuar Katerinën me shoqen e saj të ngushtë. Ai deklaron se ishte lidhje e pakuptimtë pasi ai ka dashur gjithmonë Katerinën dhe do e dojë gjithë jetën .Ata jetojnë së bashku në një apartament në Tiranë prej 2 vitesh. Duhet ende shumë kohë që Katerinës t’i kthehet besimi tek Lupçja sepse ajo ia kujton gjithmonë gabimet që ai ka bërë dhe kjo është një nga arsyet që shpeshherë ka debate në çift. Duan të sfidojnë veten dhe duan të provojnë se lidhja tyre mund t’i kalojë të gjitha sfidat, sepse siç thonë dhe vetë ata “midis nesh nuk ka unë dhe ti ka vetëm ne”.

Ata janë dy tipa krejt të kundërt, Lupçe është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor, ndërsa Katerina është më e ndrojtur, por për djalin e saj të zemrës ajo bën gjithçka.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

34-vjeçarja, nënë e 7 fëmijëve, var veten kur zbulon se ishte sërish shtatzënë

$
0
0

Një 34-vjeçare, nënë e 7 fëmijëve, i dha fund jetës duke u vetëvarur pasi zbuloi se ishte sërish shtatzënë në pritje të fëmijës së tetë. Carla Murtagh, nga Shard End, Birmingham, Britani e Madhe kishte planifikuar të abortonte fëmijën, por më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte vendosur ta sillte në jetë atë.

Nëntë ditë pas këtij vendimi, 34-vjeçarja e cila dikur kishte vuajtur nga depresioni, është gjetur e varur nga bashkëshorti i saj Matthew në katin e dytë të shtëpisë së tyre, teksa ai dhe shtatë fëmijët e tyre ndodheshin në katin e parë të banesës.

Burri u përpoq t’i vinte në ndihmë përpara se të ndërhynin mjekët, të cilët nuk mundën ta mbanin në jetë. Asgjë nuk mund të bëhej as për fëmijën e palindur, që ishte vetëm 25 javësh.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Një kafene ku shërbehet ndryshe

$
0
0

Një kafene në Uashington i ka joshur klientët duke ofruar shërbim në një mënyrë të veçantë.

Lokali ka një kod veshje të çuditshëm, femra me bikini që të shërbejnë pijen.

Ky lokal, i cili ka degë të tij edhe në Arizona ka tërhequr mjaft vëmendje. Ai cilësohet si mjaft i suksesshëm dhe vlerësimi ka qenë maksimal. Mirëpo, ka edhe nga ata, të cilët e quajnë si një hap prapa për të drejtat e grave.

Ndërsa pronarët nuk janë dakord me këtë, duke theksuar se kjo rrit fuqinë e femrave.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Veliaj i marton prindërit, vogëlushja i mbështet kokën në kraharor (Video)

$
0
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar këtë të diel një video që do u ngrohë zemrën. Në video shihet kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë celebrimit të një çifti. Por e veçanta e kësaj video është pikërisht vogëlushja që mban në krah Veliaj.

Teksa prindërit e saj po martohen dhe Veliaj i celebron, ajo mbështet kokën në kraharorin e tij. Kryebashkiaku e përkëdhel vogëlushen që për hir të së vërtetës është mjaft e bukur dhe ajo siç duket ndihet mjaft rehat, teksa shijon dasmën e prindërve.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Treshja më e nxehtë e “The top list”, pushtohet nga artistet femra

$
0
0

Kanë kaluar 66 javë që nga publikimi i klasifikimit të “The Top List”, ku nga java në javë, është vënë re një konkurrecë e madhe sa i  përket renditjes së projekteve muzikore si edhe kryesimit të listës.

Treshja më e nxehtë e listës, këtë javë, është e pushtuar nga artistet femra, ku pas Era Istrefit që mban kreun me “Redrum”, Dhurata Dora renditet në vendin e dytë me projektin muzikor “Ayo”, ndërsa Dafina me debutimin e saj në tregun amerikan, “Four Season”, qëndron në vendin e tretë.

Kanë kaluar 3 javë që kënga më e re e Era Istrefit, “Redrum”, është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Prej 2 javësh, prurja më e re e këngëtares mban kreun e klasifikimit, duke treguar qartë se publiku vazhdon ta votojë dhe mbështesë Erën.

Sa i përket prurjeve të reja, nuk kanë munguar edhe këtë javë. 4 projekte muzikore janë futur në “The Top List”, duke lënë jashtë disa prej këngëve që qëndronin për një kohë të gjatë në klasifikim.

Kënga që është ngjitur më me shumë pozicione është bashkëpunimi i Getinjo dhe Kidës, “Ku je”, ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është kënga e Ana Bakaj, “Reckless”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 66:

  1. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  2. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  3. Dafina – Four season
  4. Ledri ft. Lumi B – Krejt Shoket e mi
  5. Majk – Fund
  6. Andrra – Kalle Llamen
  7. Argjentina Ramosaj – Pse
  8. Elinel – Qmos (Predator)
  9. Shpat Deda – Ninulle
  10. Hitboyz – Knej nga Durrsi
  11. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojn
  12. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  13. Capital T ft. Macro & dj Nika – C’est la guerre
  14. Butrint Imeri – E jona
  15. Familia Ideale – Jashte
  16. Getinjo ft. Kida – Ku je
  17. Ledri Vula – A jena mire
  18. Alban Skenderaj – Dikur
  19. Gjiko – Yjet Nalt
  20. Era Istrefi – Bonbon
  21. Dren Abazi & Zzo – Kur je me mua
  22. Stresi – Mos u dorzo
  23. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  24. Ledri Vula – Kings
  25. Majk – Kcen
  26. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  27. Olidena ft. Sergio – Ajer
  28. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  29. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  30. Mozzik ft. Arta – Je shku
  31. Ronela Hajati – Mos ik
  32. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt nalt
  33. Kida – Enderr
  34. Bes aft. Flori – 1 2 3
  35. Dhurata Dora – Vec Ty
  36. Stanaj – Romantic
  37. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  38. Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  39. Ana Bakaj – Reckless
  40. Xuxi – Seven Days
  41. Edona Vatoci – Miremengjes
  42. Bojken Lako – Sekret
  43. Ylli LImani – Shiu
  44. Stine – Mama
  45. Stine – Bela
  46. Soni Malaj – Pergjithmone
  47. Blunt ft. Real – Suzi
  48. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  49. Gjiko – Je shku
  50. Buja ft. Don Phenom & MR.PM – Shqipet e New Yorkut

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 20 mars 2017

$
0
0

DASHI

Sot mos u merzisni nese personat prane jush nuk do tju thone ato qe doni te degjoni. Me mire tju thone te verteten.

DEMI

Jeni perqendruar ne nje pike te caktuar dhe do te neglizhoni cdo gje tjeter rreth jush. Nje darke romantike me partnerin do tju kenaqe.

BINJAKET

Shume ceshtje mund ti injoroni sot, por njera ne vecanti eshte shume e rendesishme per tu lene menjane.

GAFORRJA

Sot mund te kete shume keqkuptime qe lidhen me sjelljen tuaj hipersensibel dhe me emocionet e dukshme.

LUANI

Sot do te kuptoni se pse persona te caktuar kane kohe qe jane larguar nga ju, kjo per shkak te sjelljes tuaj.

VIRGJERESHA

Jeni pak nostalgjike sot kjo per shkak edhe te kohes por kujtimet e bukura do te jene te vetmet qe ju vine ne mend.

PESHORJA

Nese e nisni diten me kemben e mbare, sot do te keni vetem lajme te bukura gjate gjithe kohes ne vazhdim.

AKREPI

Per te vendosur te ardhmen tuaj duhet te zgjidhni patjeter problemet qe keni me te tashmen qe spo ju lene te qete.

SHIGJETARI

Jini me prezente ne jetet e personave qe doni sepse do te vije momenti dhe nuk do te gjeni me vendin tuaj.

BRICJAPI

Sot jeni shume pesimiste sepse keni pare qe bashkepunetoret tuaj po mundohen ta zvogelojne sa te mundin punen qe ju beni.

UJORI

Keni nje situate kompromentuese qe mund tju shqetesoje sot. Por nese veproni me natyralitet cdo gje do te zgjidhet me se miri.

PESHQIT

Edhe durimi juaj e ka nje limit por kjo gje nuk po kuptohet akoma mire nga ata qe ju qendrojne prane.


Norvegjia vendi më i lumtur në botë, Shqipëria si Mozambiku

$
0
0

Norvegjia është vendi më i lumtur në botë referuar raportit të Kombeve të Bashkuara, i ndërmarrë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, 20 marsi, duke zhvendosur në vend të dytë të listës fqinjin e vet, Danimarkën.

Raporti i lumturisë botërore mat mirëqenien individuale – sa të lumtur janë njerëzit e një kombi dhe pse.

Danimarka, Islanda, Zvicra dhe Finlanda pozicionohet në pesëshen e parë të vendeve më të lumtura në botë, ndërsa vendet e Afrikës qendrore renditen në fund të kësaj liste. Europa perëndimore dhe Amerika veriore dominojnë pjesën e kreut të listës, me Britaninë e Madhe të renditur në vendin e 19-të dhe SHBA në vendin e 14-të.

Kosova renditet në vend të 78 në indeksin e lumturisë, pra 31 vende më lart se Shqipëria dhe 5 vende pas Serbisë, e cila renditet në vendin e 73-të. Greqia renditet në vendin e 87-të; Kroacia në vendin e 77-të; Maqedonia në vendin e 92-të; Mali i Zi në vendin e 83; Bosnja në vendin e 90-të, Italia në vendin e 48-të.

10 vendet më të lumtura

Norvegjia

Danimarka

Islanda

Zvicra

Finlanda

Holanda

Kanadaja

Zelanda e Re

Australia

Suedia

10 vendet më të palumtura

Jemen

Sudani Jugor

Liberia

Guinea

Togo

Ruanda

Siria

Tanzania

Burundi

Republika e Afrikës Qendrore

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Treni që kalon mes përmes pallatit

$
0
0

Një hekurudhë është ndërtuar mes përmes një ndërtese 19-katëshe në Kinë. Qyteti Chongqing, në juglindje të vendit, ka një popullsi prej 149 mln banorësh që jetojnë në një sipërfaqe prej 31 metra katrorë, çka i ka detyruar arkitektët urbanë të kërkojnë zgjidhje krijuese për të zgjidhur kaosin e mungesës së hapësirës.

Hekurudha e veçantë kalon përmes katit të gjashtë dhe të tetë të godinës.

Edhe pse banorët jetojnë në një zonë të mbipopulluar stacioni hekurudhor, zhurmat e shkaktuara nga treni janë minimale për shkak të pajisjeje të veçantë, që e redukton zhurmën e madhe duke e bërë të duket si zhurma e një lavatriçeje në punë.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, binjakët 2-vjeçarë “party” në mes të natës (Video)

$
0
0

Gjatë ditës, të vegjlit Andrew dhe Ryan, binjakët 2-vjeçarë nga Tampa në Florida, ishin gjithnjë të lodhur, sikur të mos kishin bënë gjumë në sy gjatë gjithë natës.

Por në të vërtetë kështu ishte. Kamerat e sigurisë në shtëpinë e tyre, kanë konfirmuar për babanë Jonathan dhe mamanë Susana, që dy të vegjlit e kalonin natën duke improvizuar një farë feste në dhomën e tyre.

Videoja e publikuar nga çifti dhe e transmetuar në rrjetet sociale amerikane, ka bërë xhiron e botës në ueb.

Prindërit e gjorë, kanë zbuluar që fëmijët ishin të aftë për të zbritur dhe hipur sërish në shtretërit e tyre sa herë të kishin qejf.

Sapo ata zbrisnin në dysheme, vendosnin jastëk dhe zbaviteshin duke bërë rrotullime. Mbi divan pastaj bënin ndonjë “bisedë” për të rinisur sërish lojën nga e para.

Dhe kur i ati, pasi dëgjonte zhurmën i vendoste sërish në shtrat, heshtja në dhomë zgjaste pak minuta: binjakët, as që donin t’ia dinin për të fjetur…

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Incident i Adele me punonjësin e sigurisë gjatë koncertit

$
0
0

Adele ka ndërprerë koncertin e saj në “Etihad Stadium” të Melburnit në Australi, ku i ka ulëritur një punonjësi të sigurisë, shumë i ashpër në sjellje, i cili po i kërkonte publikut të ulej dhe të mos kërcente.

Këngëtarja britanike, gjatë këtij momenti u duk shumë e zemëruar sipas dëshmitarëve: “Nëse nuk mund të kërcejnë, për çfarë dreqin kanë ardhur të bëjnë në një spektakël muzikor”, – ka thënë ajo duke iu drejtuar punonjësit të sigurisë.

Pasi njoftoi se tashmë është një grua e martuar, pikërisht nga skena në një koncert në Australi, Adele ka treguar para fansave edhe anën e saj “të errët”, duke u zemëruar “live”.

“Nëse njerëzit nuk arrijnë të shohin, duhet të ngrihen dhe do të kesh telashe nëse i bërtet dikujt nga publiku për ta ftuar që të ulet!”, – ka ulëritur Adele, para se të rifillonte koncertin, faza e fundit e turit të saj australian.

Në koncert, gjatë të cilit morën pjesë 77 mijë spektatorë, publiku u bë dëshmitar edhe i një propozimi martese për ‘gay’ në skenë.

Çifti i ardhshëm, u thirr nga këngëtarja: “Kjo nuk ishte e parashikuar, ju betohem…”, – i tha ajo publikut.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Basti i çmendur i të riut australian që kafshohet nga krokodili!

$
0
0
Djaloshi australian që u kafshua nga krokodili në krah

Një 18-vjeçar australian, Lee Depaauw, është kafshuar në krahun e majtë nga një krokodil në lumin Johnstone, pasi ishte hedhur në ujë për një bast të bërë me miqtë. I riu, arriti të mbijetojë, duke e  goditur zvarranikun me grushte në pjesën e fytyrës, bëjnë të ditura mediat australiane.

Djaloshi, pasi është transportuar në spital, është operuar me urgjencë për të shpëtuar krahun: “Ia vlejti, doja të fitoja një takim me një turiste angleze”, – ka deklaruar Depaauw.

Para se të hidhej në ujë, i riu kishte marrë pjesë në një festë ku ishte konsumuar alkool. Sfidën e nisi vetë i lënduari. “I thashë miqve të mi dhe mikeshës (Sophie Paterson) se turistët kanë më shumë mundësi të sulmohen nga krokodilët në krahasim me australianët, – ka treguar Depaauw. – Kështu që shkuam në lumë për të verifikuar teorinë”.

“Nuk kisha ulëritur asnjëherë aq shumë në jetën time, – vijoi ai. – Rreth meje pashë gjak dhe pjesë të kockave të krahut”. Por në krahasim me detajet drithëruese, i riu shprehet i kënaqur për gjestin e tij: “Arrita të bind Sophie të dalë me mua, sapo të dal nga spitali. Ia vlejti, ajo është shumë e bukur dhe e ëmbël”.

Ndërkohë, autoritetet e Queensland, kanë nxjerrë trupin e një 35-vjeçari të zhdukur të shtunën ndërsa kishte qenë duke peshkuar 50 kilometra larg lumit. Varka e tij u gjet e ankoruar të shtunën në mbrëmje së bashku me pushkën e ujit që ndodhej panë. Policia dyshon se viktima është sulmuar nga një krokodil. Nga 1985, numërohen tetë sulme fatale të krokodilëve dhe 17 jo fatale në Queensland.

Krokodilët janë një specie e mbrojtur në Australi nga vitet ’70, gjë që ka sjellë një mbipopullim të tyre në pjesën perëndimore të vendit. Krokodilët e detit mund të jetojnë deri në 70 vjet, duke vijuar të rriten deri sa shkojnë 7 metra.

Turistja angleze, për të cilën 17-vjeçari rrezikoi jetën

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Viewing all 14357 articles
Browse latest View live