DASHI
Sot duhet të keni një sjellje pozitive me kolegët. Ju do të punoni për një projekt interesant, që do të realizohet me sukses. Në aspektin financiar do të keni më shumë të ardhura.
DEMI
Sot është një ditë pozitive për aspektin afektiv. Ju do të argëtoheni në shoqërinë e partnerit tuaj, duke biseduar çështje të ndryshme. Ai do të pranojë çdo ide që ju do të jepni.
BINJAKET
Sot do të jenë pjesë e bisedave që do të bëhen në një aktivitet social. Ju duhet t’i kuptoni siç duhet idetë e të tjerëve. Në aspektin financiar ju do të bëni disa shpenzime.
GAFORRJA
Sot do të bëni blerje të ndryshme për shtëpinë tuaj. Ju do të dilni me shoqërinë për të blerë disa objekte të reja.
LUANI
Sot do të përdorni një mënyrë të duhur për të pasur sukses në një projekt krijues. Ju do të merrni ide nga disa persona të rëndësishëm në këtë aspekt.
VIRGJERESHA
Sot do të merreni me rregullimin e disa pajisjeve elektronike në shtëpinë tuaj. Ky veprim do t’ua bëjë punën më të lehtë.
PESHORJA
Sot do të merrni pjesë në një aktivitet të rëndësishëm. Ju do të bisedoni me disa persona për realizimin me sukses të një projekti profesional.
AKREPI
Sot do të merrni informacione që do të ndryshojnë opinionin tuaj për një koleg. Ju duhet të bisedoni me të, për të parë nëse gjithçka është e vërtetë. Në mbrëmje qëndroni në shtëpi.
SHIGJETARI
Sot do të shprehni gjithçka që mendoni te partneri juaj. Ju do të keni ide të qarta që parteri t’ju kuptojë në mënyrën e duhur. Nëse nuk jeni çift, do të njihni një njeri interesant.
BRICJAPI
Sot është ditë pozitive për aspektin afektiv. Ju dëshironi të bëni një udhëtim të këndshëm me partnerin tuaj. Ky është një udhëtim që do t’ju argëtojë duke njohur vende interesante.
UJORI
Sot do të ketë disa ndryshime në punën tuaj. Ju do të takoni disa persona për të filluar një projekt interesant. Në aspektin financiar nuk duhet të bëni shpenzime për gjithçka
PESHQIT
Sot dëshironi të qëndroni në shtëpi për t’u relaksuar. Ju do të shikoni një film të këndshëm në shoqërinë e partnerit tuaj. Të ardhurat financiare janë të qëndrueshme.