DASHI
Mos e merrni për keq nëse dikush tek i cili besonit verbërisht sot do ju kundërvihet. Mos u ndjeni keq, pasi nuk është e thënë që ai të mendojë si ju.
DEMI
Do të investoni kohë e para në realizimin e një projekti të cilin e keni përzemër. Qëndrojuni fort ideve tuaja e mos kundërshtoni asnjë pasi kjo është mënyra e vetme për të mos krijuar armiq.
BINJAKET
Falë pozicionit të Uranit në shenjë do të keni mjaft mundësi zgjedhjeje. Një mik që e vlerësoni jashtëzakonisht shumë do ju krijojë mundësi për të plotësuar një dëshirë tuajën.
GAFORRJA
Influenca pozitive e Hënës është në gjendje, të balancojë gjërat në favorin tuaj, duke ju dhuruar ide të reja dhe entuziazëm. Por mos shpresoni, që sot, t`ja dilni të ndikoni dhe tek të tjerët.
LUANI
Durimi është arma juaj fituese për të mundur çdo rezistencë. Nëse jeni shumë të influencuar nga pasioni, rrezikoni që të tërhiqeni në një terren të papërshtatshëm, prandaj kini kujdes.
VIRGJERESHA
Mes problemeve personale e impenjimeve në punë nuk do të arrini të përqendroheni në asnjë gjë. Bëjeni partnerin pjesë të shqetësimeve tuaja pasi do të keni një mbështetës mjaft të fortë sot.
PESHORJA
Mundohuni të mbani distancë nga dikush që nuk e keni shumë qejf. Në punë do të bini në sy për guximin dhe angazhimin tuaj për të zgjidhur sa më shpejt problemet
AKREPI
Kush studion, sot do ti duhet të impenjohet në maksimum për të kaluar një provim . Nëse dëshironi të merrni një notë të mirë, mos bini pre e panikut, pasi gjithçka do të shkojë mirë.
SHIGJETARI
Sot, falë influencës së veçanta të Hënës, është e mundur që t`ju japin mundësinë e re në aspektin profesional, merreni seriozisht konsideratën e një mundësie të re.
BRICJAPI
Mos bini në depresion por merreni jetën me filozofi. Studioni një mënyrë alternative për të kaluar ditën, e mbrëmja do të vijë si pa kuptuar e pa probleme.
UJORI
Nëse dëshironi të mbyllni shpejt një projekt mos u përqendroni mbi hollësira që nuk kanë shumë vlerë. Një darkë romantike vetëm për ju të dy do të ishte një surprizë e këndshme për partnerin.
PESHQIT
Tensionet me partnerin apo me një familjar për probleme ekonomike do të jenë prezente sot. Mos u shqetësoni e merrini gjërat me qetësi, e do të arrini t’u jepni zgjidhje problemeve.